غير مصنف

Nicolle Loka

Mbreti Gent

Kuajt tërheqin zvarrë triumfe
e ai vështron lart si Mbret,
si Perandor.
Roma hijerëndë
nuk e pa fronhumbur,
mbret të shkurorëzuar,
pa kurorë.

Nuk pranoi
të gjunjëzohej i përgjunjur,
në Romën
me pranga gjithëfarësoj,
të bronxëta për skllevër
dhe të huaj,
të arta për mbretër
dhe heronj.

Sa vite ikën,
sa emra mbretërish u shuan,
e ai prap mbi Mbret
e Perandor,
te një mauzole i shenjtëruar,
përjetësuar në një lule
që shkëmbin çan me zor.

المقالات المشابهة

اترك رد

زر الذهاب إلى الأعلى