غير مصنف

NIKOLLE LOKA

Gjysma e hënës

Me sytë e huaj po të zgjohesh,
kur pret të vijë pak dritë në sytë tuaj,
vështrimi të ndalet mbi gotën,
pērgjysmë e thyer,
gjysma e mbushur me ujë,
e gjysma e zbrazur pa dije.

E sa ta shohësh agimin,
një lindje të re në mëngjes,
me ngut do të takohesh me zgjimin,
se nis të zbardhë një kujdes…

Dhe vetë do të ndihesh përgjysmë,
gjysmë plot, gjysmë i zbrazët…
Sapo dielli të prekë mbi qelq,
përgjysmë hëna do të ndahet.

المقالات المشابهة

اترك رد

زر الذهاب إلى الأعلى